Vizitë studimore në Tiranë dhe Elbasan

December 18, 2018

Prej 11 – 14 dhjetor 2018, një grup i mësimdhënësve, stafit të qendrave mësimore dhe aktivistëve të rinj ishin në një vizitë studimore në Shqipëri. Kjo vizitë u organizua në bashkëpunim nga projektet EU SIMRAES 2 dhe PROSPECT +.

Në vizitën e bërë dy shkollave në Tiranë ku frekuentojnë mësimin edhe fëmijët e komuniteteve rom dhe egjiptian, mysafirët u njohën nga stafi menaxhues i shkollave me praktikat e tyre në integrimin më të mirë të fëmijëve të këtyre komuniteteve, adresimin e nevojave të tyre dhe sidomos me përpjekjet e vazhdueshme në rikthimin e atyre që e braktisin shkollën. U vizituan edhe disa klasë ku drejtpërdrejt u vëzhgua procesi mësimor dhe menaxhimi i klasës.

Takime u bënë me tri organizata të shoqërisë civile të cilat angazhohen për përmirësimin e situatës së komuniteteve rom dhe egjiptian. Përfaqësuesit e këtyre organizatave prezantuan përvojat e tyre me avokimin te institucionet në adresimin e çështjeve të strehimit, arsimimit dhe çështjeve tjera për këto komunitete.

Vizita u bënë edhe në vendbanime me popullatë rome dhe egjiptiane, në Tiranë dhe në Elbasan. Aty, mysafirët u njohën drejtpërdrejt me kushtet jetësore të këtyre banorëve dhe u informuan nga banorët për vështirësitë me të cilat ballafaqohen.

Implementues: