Vazhdojnë trajnimet “Hap pas Hapi”-niveli avancues me dy grupe

August 23, 2017

Po vazhdojnë trajnimet “Hap pas Hapi”-niveli avancues me dy grupe, në kuadër të projektit EU SIMRAES II. Pjesëmarrës në këtë trajnim 3-ditor janë stafi i qendrave mësimore nga Fushë Kosova, Plemetini dhe Mitrovica, si dhe mësimdhënësit e shkollave në këto lokalitete, të cilët kanë kryer nivelin fillestar të trajnimit “Hap pas Hapi”, të mbajtur në vitin 2016.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të ndajnë përvojat e tyre nga zbatimi praktik i metodologjisë “Hap pas Hapi” të marrë në fazën e parë të trajnimit dhe do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre në lidhje me temat: komponentet e një klase me në qendër fëmijën, mësimi aktiv, ndërveprimi në klasë, menaxhimi i klasës: organizimi i materialeve, kohës dhe hapësirës, shkrimi dhe leximi I, shkrimi dhe leximi II, mësimi i integruar, komunikimi me fëmijë, planifikimi I, planifikimi II, vlerësimi, dhe matematika.

Pas trajnimit, pritet që pjesëmarrësit t’i zbatojnë njohuritë e fituara në planifikim, organizim dhe krijim të një qasjeje gjithpërfshirëse në arsimimin e fëmijëve.

Implementues: