Trajnimi treditësh “Hap pas Hapi”-niveli avancues për stafin e qendrës mësimore në Gjakovë

July 10, 2017

Sot ka filluar trajnimi treditësh “Hap pas Hapi”-niveli avancues për stafin e qendrës mësimore në Gjakovë, në kuadër të projektit EU SIMRAES II.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të ndajnë përvojat e tyre nga zbatimi praktik i metodologjisë “Hap pas Hapi” të marrë në fazën e parë të trajnimit, dhe do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre në lidhje me temat: komponentet e një klase me në qendër fëmijën, mësimi aktiv, ndërveprimi në klasë, menaxhimi i klasës: organizimi i materialeve, kohës dhe hapësirës, shkrimi dhe leximi I, shkrimi dhe leximi II, mësimi i integruar, komunikimi me fëmijë, planifikimi I, planifikimi II, vlerësimi, dhe matematika.

Pas trajnimit, pritet që pjesëmarrësit t’i zbatojnë njohuritë e fituara në planifikim, organizim dhe krijim të një qasjeje gjithpërfshirëse në arsimimin e fëmijëve.

Implementues: