Takimi i rrjetit “KONECT”, 17 tetor 2017

October 17, 2017

Rrjeti KONECT, rrjet i organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimimit të komuniteteve rom, ashkali edhe egjiptian, mbajti takimin e radhës. Takimi i sotëm kishte për nikoqir KEC-in si organizatë partnere të rrjetit, ndërsa qëllimi i takimit ishte që anëtarët e këtij rrjeti të shkëmbejnë informatat për arritjet në fushën e mbështetjes së arsimimit të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vitin shkollor 2016/17.

Pos kësaj, u diskutuan edhe aktivitet e organizatave partnere në fushën e ndërmjetësimit shkollor dhe nismave avokuese në komunitet. Një hapësirë e veçantë iu dedikua Udhëzimit Administrativ nr. 12/2017 për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave Mësimore, i cili së voni është miratuar nga MASHT dhe përgatitjes së organizatave partnere të rrjetit që administrojnë qendrat mësimore për t’i përmbushur sa më parë kërkesat që dalin nga ky udhëzim.

Qëllimi i rrjetit KONECT është përmirësimi i mundësive të arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjitptian, duke mobilizuar OShC-të në nivel qendror për të mirëmbajtur një dialog domëthënës me autoritetet lokale dhe Qeverinë për çështje të arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe krijim të politikave në lidhje me këtë temë.

 

 

Implementues: