Svrha projekta:

Objektivi specifik i veprimit është të sigurojë qasje të barabartë të fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm, duke përmirësuar regjistrimin, vijimin dhe arritjen e rezultateve të fëmijëve nëpërmjet mbështetjes së bazuar në komunitet dhe asaj financiare.

Opšti cilj:

Objektivi i përgjithshëm i veprimit të EU-SIMRAES 2 është të mbështesë Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe multietnike duke zbatuar Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe Planin e saj të Veprimit.

  • Aktivitete

  • 1. 1. Mbështetet puna e 10 qendrave mësimore
  • 1. 2. Bëhet vetëdijesimi i prindërve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të regjistruar fëmijët me kohë në shkollë
  • 1. 3. Ofrohet mbështetje logjistike fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të vijuar arsimin parafillor.
  • 1. 4. Ofrohet mentorim individual dhe ndihmë në detyra të shtëpisë për fëmijët e moshës shkollore dhe atyre të kthyer.
  • 1. 5. Organizohet trajnim kundër paragjykimeve për mësimdhënësit dhe prindërit, dhe ofrohet mentorim/këshillim për të siguruar zbatimin e kompetencave të marra
  • 1. 6. Organizohen ngjarje lokale për të ndihmuar integrimin më të mirë të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në nivelin shkollor.
  • 2. 1. Ofrohet mbështetje për regjistrimin e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë
  • 2. 2. Krijohet një program i bursave për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian të shkollave të mesme të larta.
  • 2. 3. Ofrohet mentorim për përfituesit e bursave.
  • 3. 1. Themelohet një rrjet joformal i OShC që punojnë në përmirësimin e mundësive të arsimimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
  • 3. 2. Lehtësohet komunikimi në mes të anëtarëve të rrjetit dhe shpërndahet informacioni
  • 3. 3. Zhvillohet strategjia e bashkëpunimit për rrjetin
  • 3. 4. Ofrohen mundësi të zhvillimit profesional të anëtarëve të rrjetit, për të përmirësuar shkathtësitë e tyre të shërbimit dhe avokimit

Implementira: