Rreth partnerëve

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur

Untitled-1
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)është organizatë jo-qeveritare lokale dhe anëtar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur që ka për qëllim për të ndërtuar demokraci aktive dhe tolerante qeveritë e të cilave janë të përgjegjshme për qytetarët e tyre.

Vizioni i saj mbetet i bazuar në tri koncepte kryesore: lirisë individuale në bazë të sundimit të ligjit, mundësi me përgjegjësi dhe barazi të plotë për të gjithë. Fondacioni mbështet nismat lokale që formësojnë politikat publike për të mundësuar drejtësi më të madhe në sistemet politike, sociale, ligjore dhe ekonomike dhe mbrojtur të drejtat themelore.

.Fondacioni punon me qeverinë dhe shoqërinë civile për të forcuar kapacitetet, për të përmirësuar zbatimin e politikave ekzistuese dhe për të zhvilluar drejtime të reja strategjike.

Link: KFOS


Qendra Për Arsim e Kosovës – KEC

partner_1
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2000 nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) me idenë që të ofrojë programe për trajnimin e punonjësve të arsimit. Kjo ende përbën një aspekt të rëndësishëm të veprimtarisë së organizatës, por KEC ka zbatuar edhe dhjetëra projekte të tjera në fushën e përmirësimit të cilësisë së arsimit, të drejtave të njeriut dhe hulumtimit.

KEC ka një spektër të gjerë partnerësh vendorë dhe ndërkombëtarë që përbëhet nga organizata joqeveritare, kompani konsulente, agjenci zhvillimore dhe institucione shtetërore. Prej vitit 2004, në kuadër të organizatës vepron shkolla “Mileniumi i Tretë”, e cila zhvillon veprimtarinë e vet në nivelin e arsimit fillor dhe të mesëm.

Link: KEC


BALKAN SUNFLOWERS:

partner_3
Balkan Sunflowers Kosova është shoqatë joqeveritare dhe joprofitabile me objektivat e mëposhtme:

  • Përmirësimi zhvillimit arsimor, social, psikologjik, shëndetësor, emocional dhe intelektual i fëmijëve dhe të rinjve, familjeve dhe komuniteteve të tyre.
  • Avokimi dhe ndërmjetësimi për të drejtat e njeriut të grupeve të margjinalizuara.
  • Ndryshimi  dhe mbështetja e fuqizimit pozitiv të komunitetit  përmes hulumtimit, avokimit, trajnimeve, mentorimit, vullnetarizmit dhe zhvillimit inovativ të programit.

Link: Balkan Sunflowers


BETHANY CHRISTIAN SERVICES:

partner_6
Misioni:
Bethany Christian Services në Kosovë zotohet për sensibilizimin e shoqërisë lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, plotësimin e nevojave sociale dhe edukative të njerëzve në nevojë me qëllim të zhvillimit dhe përmirësimit të jetës së individit dhe komunitetit në tërësi.

Vizioni:
Krijimi i premisave në funksion të një shoqërie me vlera të larta demokratike, e gatshme për vënie në jetë dhe rrespektim i të drejtave të njeriut, me qëllim të zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror.

Link: Qendra për Komunitete


NEVO KONCEPTI:

partner_2
Organizata është fokusuar në aktivitetet që kanë të bëjnë me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë dhe zhvillon veprimet e saj në bashkëpunim me institucionet arsimore: MASHT, DKA, shkollat dhe vetë komunitetet. NVK vepron edhe me organizata të tjera për të ndihmuar romët  në fusha të tjera si shëndetësia, asistenca sociale, në rolin e një ndërmjetësi midis institucioneve përkatëse dhe anëtarëve të komunitetit.

NVK ka vepruar intensivisht në fushën e arsimit duke promovuar të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve, bashkëpunimin me institucionet, bashkëpunimin me prindërit, gratë dhe fëmijët dhe duke zbatuar aktivitete për përmirësimin e pozitës së fëmijëve në arsim.

Link: Nevo Koncepti


Roma and Ashkalia Documentation Center – RADC

partner_7
RADC fokusohet në:
Avokim për çështjet e interesit në lidhje me vlerësimin e nevojave të këtyre minoriteteve numerike dhe rrjeteve me partnerë të tjerë të interesuar për të përmirësuar statusin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në përgjithësi;

Edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut të administratës publike në lidhje me çështje të caktuara të të drejtave të njeriut, në veçanti komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, përmes ligjëratave dhe diskutimeve në institucionet publike, jo-fitimprurëse, private dhe akademike; fushatave dhe ndërgjegjësimit publik nëpërmjet mediave tradicionale dhe shoqërore.

Link: RAD Center


SHL-Kosova

partner_4
SHL-Kosova është një organizatë joqeveritare që punon me të rinjtë dhe është themeluar në vitin 2008 mbështetur nga Fondacioni Gjerman “Stiftung Schueler HelfenLeben” (SHL) me bazë në Berlin, Gjermani. Për të mundësuar takimin e të rinjëve, SHL Germany ka ngritur një Qendër Rinore në komunën e Rahovecit në vitin 2004.

Programi në vetvete përbëhet nga aktivitetet e rregullta të qendrës rinore, sikurse ato të gjuhës, aktivitete të kohës së lirë dhe përdorimin e hapësirës për tu mbledhur me miqtë dhe për të luajtur. Për më tepër, ka disa mjete të tjera përmes të cilave të rinjtë përgatiten nga qendra për të aplikuar për një punë, si dhe u ofrohet ndihmë në kërkim të një pune si dhe orientim për karrierë.

Link: SHL-Kosova


SYRI I VIZIONIT

syrivizion
“Syri i Vizionit” ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë. Në përpjekjet e saj të vazhdueshme për praktika demokratike, “Syri i Vizionit” i jep rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, transparencës dhe pjesëmarrjes në sfera të ndryshme të shoqërisë civile.

“Syri i Vizionit” ka filluar të operojë qysh nga viti 1999 si një organizatë e bazuar në Komunitete- (OBK) në komunën e Pejës. “Syri i Vizionit” ka fituar profesionalizëm dhe ka zbatuar një spektër të madh të projekteve të multi-ballafaquara, duke dëshmuar veten si aktor të vërtetë të shoqërisë civile në Kosovë.

Misioni:
Mbështetja e komuniteteve nëpërmjet: informatave, avokimit, ndërgjegjësimit dhe ngritjes së kapaciteteve të individëve, grupeve joformale, organizatave, institucioneve, donatorëve dhe rrjeteve.

Link: Syri i Vizionit

Implementira: