SHPËRNDARJA E 1500 PAKOVE SHKOLLORE NË KUADËR TË PROJEKTIT “EU SIMRAES II”

September 9, 2016

Në kuadër të projektit “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2 – Arsim për Integrim (EU SIMRAES 2)” ka filluar shpërndarja e 1500 pakove shkollore në 7 komuna të Kosovës. Gjatë kësaj jave është bërë shpërndarja e pakove në qendrat mësimore në komunën e Obiliqit (252 pako), Rahovecit (61 pako) dhe Gjakovës (215 pako). Gjatë javëve të ardhshme projekti do të shpërndajë pakot në qendrat mësimore në komunën e Prizrenit, Istogut, Fushë Kosovës dhe Mitrovicës.
Këto pako përmbajnë material shkollor si: çantë shkollore, fletore, lapsa, set vizoresh, ngjyra, dhe materiale tjera që i duhen një nxënësi për nevoja shkollore dhe janë të ndara sipas grupmoshave për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.
Projektit “EU SIMRAES II” ka për qëllim ta mbështesë Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe multietnike duke zbatuar strategjinë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe planin e saj të veprimit.

Implementues: