konect

Rrjeti “Konect” është koalicion strategjik i organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Qëllim i rrjetit është përmirësimi i mundësive të arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke mobilizuar OShC-të në nivel të komunave dhe në nivel qendror për të mirëmbajtur një dialog domethënës me autoritetet lokale dhe Qeverinë për çështje të arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe krijim të politikave në lidhje me këtë temë.

Rrjeti përqendrohet në aktivitete të komunikimit dhe informimit, si dhe në zhvillim të kapaciteteve të anëtarëve të rrjetit. Aktivitetet përfshijnë por nuk kufizohen në:

  • Organizimin e takimeve periodike për shkëmbim të përvojave
  • Ndarjen e informatave relevante për publikun e gjerë
  • Organizimin e fushatave informuese për regjistrim në shkollë dhe për bursa
  • Dialogimin me autoritetet locale dhe qendrore
  • Zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve të rrjetit për të ofruar shërbime më cilësore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
  • Implementimin e nismave avokuese
  • Monitorimin e procesit të zhvillimit dhe implementimit të politikave për arsimimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian/li>