Punëtoria triditëshe me koordinatorët e qendrave mësimore

May 30, 2018

Po mbahet punëtoria triditëshe me koordinatorët e qendrave mësimore me temën “Roli i OShC-ve në zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021”. Qëllimi i kësaj punëtorie është që të diskutohen masat e strategjisë që lidhen drejtpërdrejt me punën e qendrave mësimore, konkretisht me punën e koordinatorëve të këtyre qendrave. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që përgjatë këtyre tri ditëve të punëtorisë të diskutojnë se si mund të kontribuojnë tutje në zbatimin e masave të caktuara të Strategjisë, të diskutojnë sfidat dhe të shkëmbejnë praktikat në zbatimin e kësaj politike.

Punëtoria organizohet nga projektet EU SIMRAES II dhe Prospect +, me ekspertizën e ofruar nga projekti KEEN në monitorimin e kësaj Strategjie.

Implementinela: