Punëtoria për nismat avokuese

January 31, 2018

U mbajt punëtoria për nismat avokuese, me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile (OShC) që punojnë në përkrahje të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Punëtoria është rezultat i bashkëpunimit në mes të projekteve Kosovo Education and Employment Network – KEEN, Kosovo Integration Initiative-KOSINT 2020, EU-SIMRAES II dhe PROSPECT +. Qëllimi i punëtorisë ishte që të ndiqet një qasje e koordinuar e projekteve dhe OShC-ve në aktivitetet e avokimit.

Në punëtori u identifikuan çështje që lidhen me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian e që kanë nevojë të adresohen. Këto dhe çështje tjera do të adresohen përmes nismave avokuese që do të planifikohen dhe zbatohen nga OShC-te. Këshilli i Avokimit, i cili përbëhet nga 7 individë të OShC-ve që kanë përvojë në çështje të avokimit, do t’u ofrojë mbështjetje OShC-ve në planifikimin e nismave avokuese, do t’i vlerësojë e miratojë ato nisma dhe do të ofrojë mentorim për OShC-të edhe gjatë zbatimit.

Implementues: