Punëtoria për mësimin e individualizuar

December 16, 2017

Projekti EU SIMRAES 2, në bashkëpunim me projektin Prospect Plus janë duke zhvilluar punëtorinë triditëshe për mësimdhënien e individualizuar. Qëllimi i punëtorisë është mbështetja e stafit të qendrave mësimore për të zhvilluar qasjen e punës individuale me fëmijët të cilët janë pjesë e programeve të këtyre qendrave dhe për të përshtatur mësimdhënien në bazë të interesave dhe potencialit individual të fëmijëve. Përgjatë tri ditëve të punëtorisë, pjesëmarrësit do të njihen me konceptet e qasjes individuale me fëmijët, mënyrat dhe modelet e planifikimit individual, vëzhgimin dhe vlerësimin e fëmijëve, ndërsa pas punëtorisë pjesëmarrësit do të angazhohen në punë individuale me secilin fëmijë, e posaçërisht me ata të cilët kanë vështirësi në të nxënë.

Implementues: