Projekti “EU-SIMRAES 2” në mbështetje të fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian.

March 6, 2017

Gjashtë qendra mësimore në dhjetë lokalitete të përzgjedhura të Kosovës, në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë furnizuar me inventar dhe pajisje mësimore në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2”. Projekti ka për qëllim të sigurojë qasje të barabartë të fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm duke e përmirësuar regjistrimin, vijimin dhe arritjen e rezultateve të fëmijëve nëpërmjet mbështetjes së bazuar në komunitet dhe asaj financiare.

Me inventar dhe mjete didaktike janë furnizuar qendrat mësimore në: Gurrakoc, Serbobran, Plemetin, Piranë, Prizren dhe Rahovec.

Në Qendrën Mësimore në Gurrakoc të Istogut Projekti “EU SIMRAES 2”  transferoi “Programin e ndihmës në detyra shtëpie” në objektin shkollor, respektivisht në shkollën “Martin Camaj”, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit më të mirë dhe integrimit me shkollën. Klasa e kësaj shkolle është  furnizuar me inventar për t’u ofruar kushte të kënaqshme fëmijëve të të gjitha komuniteteve që përfitojnë nga programet e këtij projekti. Programet në Qendrën Mësimore në Gurrakoc implementohen nga organizata partnere Syri i Vizionit. Në fshatin Gurrakoc që gjendet në pjesën jugore të Komunës së Istogut, afro 8 km nga qendra komunale,  jetojnë 2209 banorë, 107 prej të cilëve janë të komunitetit egjiptian, 12 nga komuniteti ashkali dhe të tjerët shqiptarë.

image1

Me inventar dhe mjete didaktike është furnizuar edhe një klasë e paraleles së ndarë të shkollës “Martin Camaj”, në fshatin Serbobran që ndodhet 10 km larg nga Istogu. Në bashkëpunim me drejtorinë komunale të arsimit të Istogut dhe drejtoreshën e shkollës është ndarë një klasë e veçantë për nevoja të projektit ku është bërë furnizimi me inventar shkollor dhe materiale didaktike për të realizuar aktivitetet e parapara. Edhe programet në Qendrën Mësimore në Serbobran implementohen nga organizata partnere Syri i Vizionit. Fshati Serbobran ka 321 banorë, nga të cilët 128 janë nga komunitetit egjiptian, 18 nga komuniteti rom dhe 2 nga komuniteti ashkalinj.

image1 (2)

Qendra e tretë mësimore e përzgjedhur nga projekti gjendet në ndërtesat e banimit social në Plemetin, ku banojnë personat e zhvendosur brenda vendit. Qendra është hapur në vitin 2013 dhe programet implementohen nga partneri i projektit BalkanSunflowers. Qendra është mjaft aktive me staf të përkushtuar, e cila ofron program parafillor, ndihmë me detyra shtëpie dhe orë për prindër çdo ditë. Afërsisht 80 nxënës vijojnë shkollën fillore/mesme të ulët në gjuhën shqipe në fshatin Plemetin. OJQ-ja partnere, BalkanSunflowers Kosova vitin e kaluar ka arritur të sigurojë edhe dy klasë shtesë. Me rastin e fillimit të projektit “EU SIMRAES 2” këto dy klasë janë rinovuar së bashku me klasën ekzistuese dhe është rregulluar sistemi i kanalizimit për të gjithë ndërtesën. Përveç këtij investimi, BalkanSunflowers ka arritur të ofrojë ngrohjen qendrore dhe infrastruktura është kompletuar në tërësi me qëllim që të ofrohen aktivitete në hapësira të mjaftueshme dhe kushte të kënaqshme për mësim.

Para:

DSC_0369

Pas:

DSC_1129

Si qendër mësimore projekti “EU SIMRAES 2” ka përzgjedhur edhe shkollën e fillore/të mesme të ulët “Dy Dëshmorët” në fshatin Piranë që gjendet 12 km larg Prizrenit. Shkolla punon në dy ndërrime dhe një nga klasat e shkollës shfrytëzohet pasdite për qendër të mësimit për të ndihmuar nxënësit me detyra shtëpie dhe për aktivitete me prindërit e komunitetit, mbledhjet e prindërve dhe ligjërata për shëndetin/sociale. Projekti gjithashtu ka pajisur shkollën me perde, tavolina, karrige dhe dollapë të nevojshëm për zbatimin e programeve. Në shkollë mësimin e vijojnë 450 nxënës, nga arsimi parafillor deri në klasën e 9, prej të cilëve 65 nxënës janë të komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian. Në këtë fshat jetojnë 42 familje me 226 banorë të komunitetit rom dhe ashkalinj. Vetëm një pjesëtar i komunitetit është i punësuar si staf teknik në shkollën fillore/mesëm të ulët në fshat derisa të tjerët janë të papunë. Pjesëtarët e komunitetit janë të shpërndarë në tri lokacione (lagje). Janë 112 fëmijë të moshës 0-8 vjeç.

image1 (3)

Qendra Mësimore Jeta e Re gjendet në periferi të Prizrenit. Në këtë lagje jetojnë rreth 500 familje me 4,700 banorë. Afro 679 banor janë të komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian, që përbëjnë 180 familje. Shkolla “Haziz Tola”, e ndërtuar në vitin 2005 gjendet 0,3-1,5 km larg nga lagjja e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian. Nga komuniteti rom, ashkalinj dhe egjiptian janë 7 fëmijë në arsimin parashkollor, derisa 120 vijojnë klasat 1-9. Në shkollë ekziston hapësira e duhur e cila mund të shfrytëzohet si qendër mësimore në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2”. Shkolla ka ndarë një klasë për programin e ndihmës me detyra shtëpie dhe aktivitetet tjera për nevoja të. Projekti gjithashtu ka pajisur shkollën me perde, tavolina, karrige dhe dollapë të nevojshëm për zbatimin e programeve.

image1 (1)

Qendra e gjashtë mësimore e përzgjedhur gjendet në Mëhallën e Romëve, në Rahovec. Sipas statistikave, në këtë lagje janë 57 familje rome, ashkali dhe egjiptiane me 278 banorë. Shkolla fillore/e mesme e ulët “Ardhmëria” në Rahovec gjendet në pjesën e epërme të qytetit ku jeton komuniteti rom, ashkalinj dhe egjiptian. Shkolla ka gjithsej 515 nxënës, nga të cilët 53 janë rom, ashkali dhe egjiptian. Nxënësit mund të marrin pjesë në ndihmën për detyra shtëpie, këshillim dhe aktivitete ndërkulturore në dy klasë: njëra gjendet në objektin e shkollës ndërsa tjetra në zyrat e SHL Kosova. SHL-K vepron në qendrën mësimore e cila është e mobiluar mirë. SHL-K ka marrë me qira një hapësirë afër shkollës, ndërsa e përdor edhe një klasë në shkollën “Ardhmëria” me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit me shkollën dhe për të qenë fizikisht më afër komunitetit. Projekti ka investuar në qendrën mësimore dhe në objektin shkollor duke riparuar dyert dhe dritaret dhe duke siguruar perde, tavolina, karrige dhe dollapë të nevojshëm për zbatimin e programeve.

Para:

image3

Pas:

image4

Qëllimi i furnizimit me inventar në këto qendra mësimore është që, me anë të ambientit dhe kushteve të përshtatshme, projekti të lehtësojë qasjen e fëmijëve të këtyre komuniteteve në arsim, si dhe të rrisë numrin e fëmijëve që vijojnë mësimin në këto qendra.

Implementues: