PROGRAMI PËR MËSIMIN E NDËRMARRËSISË

August 30, 2016

Metodat e reja të mësimit për ndërmarrësi, janë metoda të orientuara në praktikën mësimore, e cila ka për qëllim, që t’i përkrahë aftësitë e mësimdhënësve që japin lëndën e ndërmarrësisë dhe ekonomisë. Kjo lëndë është e përfshirë në shkollat profesionale të Kosovës dhe përveç mësimit teorik ka për qëllim edhe mësimin praktik. Të arriturat kryesore të Projektit: Trajnimet – Janë realizuar me sukses nga tri grupe trajnimi në tri regjione në Kosovë duke përfshirë modulin e parë të trajnimit, me dy ditë trajnimi. Trajnimet janë mbajtur në Prishtinë, Prizren dhe Pejë por pjesëmarrja ka qenë nga mësimdhënës të Komunave të ndryshme. Numri i pjesëmarrësve arrin shifrën rreth 68 mësimdhënës të cilët janë trajnuar, prej tyre 37 femra dhe 31 meshkuj. Monitorimi – Në të gjitha qendrat ku janë mbajtur trajnimet, monitorimet kanë qenë të vazhdueshme. Pjesëmarrja e kandidatëve ka qenë në nivel të duhur dhe vlerësimet e kandidatëve në trajnim janë përcjellur vazhdimisht me qëllim të përmirësimit eventual të ndonjë kërkese të bërë nga ana e mësimdhënësve. Certifikimi – Pas organizimit të tri moduleve të trajnimit, do të certifikohen mësimdhënësit me certifikata për pjesëmarrje për secilin modul. Forma e certificates përcaktohet nga Kultur Kontakt. Certifikatat u jepen mësimdhënësve pjesëmarrës, pas përfundimit të modulit të tretë.

Implementues: