PËRKRAHJE RAJONALE PËR ARSIMIN GJITHËPËRFSHIRËS

August 30, 2016

Ky projekt promovon konceptin e arsimit gjithëpërfshirës si parim i reformave që respekton dhe kujdeset për diversitetin mes të gjithë nxënësve, me një fokus të veçantë në ata që rrezikohen nga margjinalizimi dhe përjashtimi nga shoqëria. Për të kuptuar më shumë rreth përfitimeve të arsimit gjithëpërfshirës, aktivitetet kryesore janë fokusuar në 49 shkollat pilot, duke përfshirë edhe shkollat e Aftësimit Profesional (7 për secilin përfitues). Përvojat e fituara nga këto shkolla pilot u kanë ofruar politikëbërësve sugjerime se si të rrisin numrin e praktikave efektive. Kjo u mundësoi atyre që të kujdesen për rritjen e diversitetit social dhe për krijimin e një shoqërije më përfshirëse në të mirën të të gjithëve. Projekti ka pasur një qasje “nga poshtë tek lart” që ndihmoi hartuesit e politikave të lëvizin nga përvoja në terren për reformat arsimore kryesore. Qëllimi specifik i këtij projekti ishte :

  • Rritja e përfshirjes sociale në rajon duke nxitur arsim dhe trajnim gjithëpërfshirës.
  • Eliminimin e barrierave për të gjitha grupet e cenueshme në sektorin e arsimit.
  • Promovimi i konceptit të arsimit gjithëpërfshirës si parim i reformave që respekton dhe kujdeset për dallimin në mes të gjithë nxënësve.

Rezultatet kryesore:

  1. Shkollat gjithëpërfshirëse – Projekti themeloi  kriteret për përzgjedhjen e shkollave pilot . Paralelisht me këtë, mjetet ekzistuese dhe metodologjitë janë identifikuar , përshtatur , dhe përkthyer . Një rrjet rajonal i shkollave gjithëpërfshirëse është themeluar për ndarjen e përvojave, i mbështetur nga një web -platform . Grante të vogla u ndanë për shkollat.
  2. Vetëdijësimi- ngjarjeve sensibilizuese për autoritetet lokale dhe palët e interesuara janë organizuar . Një video dokumentar që përshkruan punën e projektit ishte realizuar.
  3. Përkrahja e politikave- politikëbërësit janë identifikuar për dialogun e politikave dhe të nxënit rreth tyre.
  4.  Përkrahja e mësimdhënësve- Modulet dhe programet për zhvillimin profesional të mësimdhënësve janë zhvilluar. “Mbështetja Rajonale për Arsimin Gjithëpërfshirës” është një projekt rajonal për Evropën Juglindore. Ajo rrit përfshirjen sociale duke nxitur arsim dhe trajnim gjithëpërfshirës.

Ky projekt u realizua në kuadër të kornizës së përbashkët të BE-së për të drejtat e njeriut dhe çështjet e pakicave në të gjithë Evropën Juglindore, së bashku me projekte të tjera rajonale të mbështetura nga Bashkimi Evropian. Partnerët e projektit janë Ministritë dhe autoritetet lokale, mësuesit, stafi profesional i shkollës dhe prindërit, media dhe Fondacioni Europian i trajnimit, ndërsa ekipi i projektit është e vendosur në Sarajevë, Beograd dhe Tiranë.

Implementues: