Përkrahja institucionale për qendrat mësimore

September 18, 2019

Prej 17 – 19 shtator 2019, në Durrës mbahet punëtoria për përkrahjen institucionale të qendrave mësimore. Kjo punëtori organizohet nga projekti EU SIMRAES 2 në bashkëpunim me projektin Prospect 3. Pjesëmarrës në punëtori janë organizatat e shoqërisë civile që janë partnere të këtyre projekteve, përfaqësuesit e 9 komunave partnere ku projektet implementohen, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Rezultatet e pritura nga punëtoria janë:

  • Reflektimi për bashkëpunimin e deritashëm në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve në ofrimin e përkrahjes së fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Identifikimi i mundësive për mbështetje të vazhdueshme të punës së qendrave mësimore;
  • Krijimi i hartës së institucioneve, agjensive dhe organizatave që mbështetin apo mund të mbështetin qendrat mësimore respektive, si dhe gjetja e opsioneve të bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm.

Qëllimi i përgjithshëm i punëtorisë është sigurimi i qëndrueshmërisë së mbështetjes institucionale për fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Implementues: