Përfundoi shpërndarja e pakove shkollore për 1500 nxënës për vitin shkollor 2017/18

September 22, 2017

Sot ka përfunduar shpërndarja e pakove shkollore për 1500 nxënës për vitin shkollor 2017/18 në kuadër të projektit EU SIMRAES II.
Shpërndarja e këtyre pakove është bërë për fëmijët e nivelit parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët të cilët vijojnë programet edukativo-arsimore në 10 qendrat mësimore në vijim:
1. Qendra mësimore në Brekoc, Gjakovë
2. Qendra mësimore “Haziz Tola”, Prizren
3. Qendra mësimore “Dy Dëshmorët”, Piranë
4. Qendra mësimore Fushë Kosovë
5. Qendra mësimore, fshati Plemetin, Obiliq
6. Qendra mësimore te ndërtesa sociale Plemetin, Obiliq
7. Qendra mësimore Mitrovicë
8. Qendra mësimore Rahovec
9. Qendra mësimore Gurrakoc, Istog
10. Qendra mësimore Serbobran, Istog

21728524_2007573036141823_4527084050888904452_n 21761875_2007572809475179_5604274366434428325_n

Këto ngjarje janë mbështetur nga zyrtarët e DKA-ve, zyrtarët për komunitete, mediet, drejtorët e shkollave në të cilat vijojnë fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët u kanë uruar fëmijëve një vit të mbarë shkollor.
Qëllimi i ofrimit të këtyre pakove shkollore, që përbajnë 18 artikuj të ndryshëm si çanta shkollore, lapsa, fletore të ndryshme, ngjyra, fletë vizatimi, sete gjeometrike e artikuj të tjerë të nevojshëm, është që fëmijët të kenë ndihmën e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet mësimore gjatë vitit shkollor. Përpos ndihmës me materiale, këta fëmijë mbështeten edhe përmes programit “Ndihmë në detyra të shtëpisë”, programeve ndërkulturore dhe programeve tjera jashtëshkollore të ofruara nga qendrat mësimore të lartcekura, implementuar nga projekti EU SIMRAES II.

Implementues: