Organizimi i aktiviteteve ndërkulturore

November 24, 2016

Gjatë muajit nëntor, në kuadër të projektit “EU SIMRAES II” janë organizuar aktivitete ndërkulturore për Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Konventës së Fëmijëve. Këto aktivitete kanë përfshirë krijimin e librave nga fëmijët, ngjyrosjen dhe shkrimin e tyre me mesazhe tolerance, shfaqjen e video materialeve, parakalimin e fëmijëve nëpër qytet, ekspozita, vizita institucioneve komunale dhe ligjërata e diskutime mbi promovimin e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit e tolerancës ndërmjet fëmijëve të komuniteteve të ndryshme.

Aktivitetet janë organizuar në kuadër të qendrave mësimore në komunën e Istogut, Rahovecit, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës, të mbështetura nga projekti “EU SIMRAES II”,në bashkëpunim me institucionet komunale dhe me organizata tjera joqeveritare si Terre des Hommes, OSBE, Danish Refugee Council etj.

Implementues: