Organizimi i aktiviteteve ndërkulturore efektive

June 26, 2019

Projekti EU SIMRAES 2, në bashkëpunim me projektin PROSPECT 3, po organizon punëtorinë triditëshe me temën “Organizimi i aktiviteteve ndërkulturore efektive”. Pjesëmarrës në këtë punëtori janë tutorët, fasilitatorët dhe koordinatorët e qendrave mësimore që operojnë me ndihmën e dy projekteve, si dhe mësimdhënësit e shkollave partnere të këtyre qendrave mësimore. Përmes kësaj punëtorie pjesëmarrësit po njihen me elementet qenësore për organizimin e aktiviteteve ndërkulturore efektive, si dhe me mënyrat e përfshirjes së grupeve të ndryshme në shënjestër. Po ashtu, pjesëmarrësit po i zhvillojnë shkathtësitë e planifikimit dhe organizimit të aktiviteteve ndërkulturore dhe programeve verore.

Implementues: