Nënshkrimi i kontratave të bursistëve

November 9, 2018

Më 9 nëntor 2018 u bë nënshkrimi i kontratave për ofrimin e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Projekti EU SIMRAES 2 edhe këtë vit ndan 200 bursa për këta nxënës, financuar pjesërisht nga fondet e Bashkimit Evropian dhe pjesërisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Komponenti i bursave në kuadër të projektit, për tri vite me radhë realizohet në bashkëpunim me partnerët e tjerë që ofrojnë bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si pjesë e programit në nivel vendi që koordinohet nga Ministria. Përveç 200 bursave të ofruara nga Projekti, janë edhe 400 bursa të tjera që ofrohen nga organizatat e tjera.

Prej 200 bursistëve përfitues nga Projekti EU SIMRAES 2, janë 115 bursistë që përfitojnë edhe nga programi i mentorimit, që ofron mbështetje të veçantë për nxënësit më në nevojë, në vijimin me rregull dhe përfundimin me sukses të shkollimit të mesëm të lartë. Mentorimi ofrohet nga mësimdhënësit mentorë, të angazhuar nga Projekti dhe realizohet në bashkëpunim me shkollat dhe familjet e nxënësve përfitues.

Implementues: