Nënshkrimi i Kontratave për Bursa

November 3, 2017

Më 1 dhe 2 nëntor 2017 u bë nënshkrimi i kontratave për bursa në mes të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe prindërve apo kujdestarëve të përfituesve të bursave. U nënshkruan gjithsej 67 kontrata për bursa për vitin shkollor 2017/18. Kjo është vetëm një pjesë e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta nga komunitetet rom, aashkali dhe agjiptian, pagesa e të cilave do të bëhet nga KFOS-i në kuadër të projektit EU-SIMRAES 2. Brenda këtij projekti Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MAShT) i ofron edhe 133 bursa tjera, pra janë gjithsej 200 bursa. Kjo nuk është e tëra, pasi edhe partnerët tjerë si Roma Education Fund (REF) dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE) përmes projekteve të tyre ofrojnë edhe më shumë se 300 bursa tjera, duke çuar numrin e përgjithshëm të bursave në mbi 500.

Programi i bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që dy vjet realizohet në bashkërendim në mes të organizatave partnere, nën koordinimin e MAShT-it.

Implementues: