Filloi trajnimi gjashtë ditësh për mediatorë

May 4, 2017

Sot, në Prishtinë, ka filluar trajnimi gjashtë ditësh për mediatorë që organizohet në kuadër të projektit EU SIMRAES 2. Ky trajnim ka për qëllim që ta përgatisë stafin e qendrave mësimore për të lehtësuar marrëdhënien midis shkollës dhe komunitetit në çështjet e arsimimit të nxënësve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Trajnimi ofron një varg mjetesh dhe udhëzimesh praktike për të bashkëpunuar me familjet e fëmijëve, shkollën dhe komunitetin rreth regjistrimit të fëmijëve në shkollë, vijueshmërisë së tyre, parandalimit dhe trajtimit të braktisjeve shkollore, suksesit në shkollë dhe inkurajimit të marrëdhënieve të mira midis komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe komuniteteve tjera.

Implementues: