Letra Informative 1

May 23, 2017

Nxënësit e shkollave të mesme të larta përfitojnë nga programi i bursave dhe i mentorimit

Kendiza Lala është është njëra nga 200 përfituesit e bursës të ofruar nga projekti “EU SIMRAES II”. Ajo është nxënëse e klasës së 10-të në Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë.

Picture2

Ajo flet për vështirësitë në të cilat ka hasur gjatë shkollimit të saj qysh në fillimet e shkollës. Por, Kendiza përmes mbështetjes së madhe të prindërve të saj dhe përkushtimit të madh ndaj shkollës, ka tejkaluar të gjitha vështirësitë duke ofruar maksimumin e saj, vetëm për të dëshmuar se është njësoj e aftë sikurse nxënësit tjerë.

Sot, ajo është bursiste dhe për këtë ajo tregon mirënjohjen e madhe të saj ndaj projektit. “Kjo bursë më ka ndihmuar të përmbush dëshirën time të kahmotshme për të blerë librat të cilat gjithmonë kam ëndërruar për t’i lexuar” tregon Kendiza, duke theksuar se libri është pasioni i saj më i madh.

“Kjo bursë më ka ndihmuar të përmbush dëshirën time të kahmotshme për të blerë librat të cilat gjithmonë kam ëndërruar për t’i lexuar” tregon Kendiza, duke theksuar se libri është pasioni i saj i madh.

Përpos suksesit të shkëlqyeshëm në shkollë, ajo flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, rome, angleze dhe gjermane. Në të ardhmen ajo dëshiron të vijojë shkollimin e lartë në Gjermani.

Në kuadër të projektit ofrohen bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Programi i bursave në nivel vendi koordinohet nga MAShT, ndërsa financimi ofrohet nga donatorë të ndryshëm. Gjithsej janë 500 bursa që jepen për vitin shkollor 2016/17, prej të cilave 200 janë në kuadër të projektit EU-SIMRAES II. MASHT-i do të mbulojë 133 bursa për tri vite, ndërsa KFOS-i 67. Përveç kësaj, edhe 300 bursa të tjera do të ndahen nga donatorë tjerë.

Programi i bursave ka për qëllim përmirësimin e qasjes së këtyre nxënësve në shkollimin e mesëm të lartë dhe rritjen e rezultateve të të nxënit, në mënyrë që eventualisht të përfitojnë mëtutje edhe nga arsimi i lartë.

Përpos bursave, projekti është duke ofruar edhe programin e mentorimit për 114 nxënës të shkollave të mesme të larta të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Programi i mentorimit ofrohet në formë të ndihmës shkollore dhe jashtëshkollore dhe ka për qëllim përmirësimin e vijueshmërisë, rezultateve të të nxënit dhe ndihmës në arritjen e synimeve të nxënësve për të vazhduar studimet e larta. Ky program ofrohet nga mësimdhënës të shkollave të mesme,  të cilët, në cilësinë e mentorit, zhvillojnë takime të përjavshme me nxënësit e mentoruar, duke i ndihmuar ata në realizimin e planeve të tyre mësimore, lehtësimin e komunikimit me mësimdhënësit tjerë dhe bashkëmoshatarët, si dhe çështje tjera që çojnë te rezultatet më të mira në shkollë. Secili mentor punon me 4 apo 5 nxënës. Programi i mentorimit zbatohet në komunat: Gjakovë, Istog dhe Prizren.

Ngritja e kapaciteteve të prindërve, stafit të qendrave mësimore dhe shkollave

Me qëllim që fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian t’u ofrohen shërbime cilësore dhe trajtim i barabartë, projekti EU SIMRAES II i kushton vëmendje aktiviteteve të ngritjs së kapaciteteve të mësimdhënësve, fasilitatorëve e tutorëve, por edhe vet prindërve. Për të gjithë këta ofrohen programi trajnimi dhe mentorim.

Një nga trajnimet e ofruara nga projekti është “Hap pas Hapi”. Ky trajnim ka për qëllim përgatitjen e stafit të qendrave mësimore, respektivisht fasilitatorëve dhe tutorëve, si dhe mësimdhënësve të shkollave në të cilat vijojnë fëmijë rom, ashkali dhe egjiptian me metodologji bashkëkohore të punës. Në fazën e parë të trajnimit, janë organizuar 9 grupe me 230 pjesëmarrës, prej të cilëve janë certifikuar 179 pjesëmarrës.

Picture3
Përpos këtij trajnimi, projekti ka organizuar edhe trajnimin “Edukimi për të Drejtën Shoqërore”, me synimin e eliminimit të paragjykimeve dhe diskriminimeve në sistemin arsimor. Ky trajnim është ofruar për stafin e qendrave mësimore, prindërit e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe mësimdhënësit që punojnë me këta fëmijë. Deri më tani, janë organizuar 10 grupe me 280 pjesëmarrës, nga të cilët 135 kanë kaluar suksesshëm trajnimin dhe janë certifikuar.

MBESHTETJA PËR QENDRAT MËSIMORE

Me qëllim të sigurimit të qasjes së barabartë në shkollë për fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian dhe përmirësimit të regjistrimit në shkollë, parandalimit të braktisjes dhe përmirësimit të suksesit të tyre, projekti EU SIMRAES II mbështet 10 qendra mësimore të shtrira në 7 komuna:

  1. Qendra Mësimore në shkollën “Haziz Tola”në Prizren;
  2. Qendra Mësimore në shkollën “Dy Dëshmorët” në fshatin Piranë, komuna e Prizrenit;
  3. Qendra Mësimore në paralelen e ndarë të shkollës “Martin Camaj” në Serbobran (Istog);
  4. Qendra Mësimore në fshatin Gurrakoc (Istog);
  5. Qendra Mësimore në fshatin Brekoc (Gjakovë);
  6. Qendra Mësimore në Rahovec;
  7. Qendra Mësimore në Lagjen e Romëve në Mitrovicë;
  8. Qendra Mësimore në Ndërtesën Sociale të fshatit Plemetin (Obiliq);
  9. Qendra Mësimore në fshatin Plemetin (Obiliq);
  10. Qendra Mësimore në lagjen “Fidan Lahu” në Fushë Kosovë.

Projekti i mbështet këto qendra me ekspertizë, staf dhe logjistikë. Për secilën qendër mësimore projekti ka angazhuar një koordinator të qendrës mësimore, 3-6 fasilitorë dhe 10 tutorë. Aktiviteti kryesor i projektit në këto qendra është “Programi për ndihmë në detyra të shtëpisë”. Përveç këtij programi, projekti mbështet aktivitete ndërkulturore dhe integruese, si dhe organizon fushata vetëdijesuese për regjsitrim në shkollë dhe parandalim të braktisjes.

Sa i përket mbështetjes logjistike, projekti përmes granteve ndaj OJQ-ve partnere i mbulon shpenzimet e mirëmbajtjes, aktiviteteve, stafit, gjysmë shujte për fëmijët që vijojnë programin e qendrës, materialet didaktike etj. Ndërsa çdo vit, në fillim të vitit shkollor, projekti ndan 1500 pako shkollore që përmbajnë një çantë dhe materiale mësimore të mjaftueshme për një vit shkollor për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që vijojnë shkollën.

Projekti gjithashtu i ka furnizuar të gjitha qendrat mësimore me inventar dhe pajisje. Ndërkaq, në Qendrën në Ndërtesën Sociale në Plemetin, përveç rregullimit të dy (2) klasave shtesë, është bërë edhe ri-instalimi i të gjithë gypave të kanalizimit për të gjithë ndërtesën, ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i familjeve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Picture4

Rrjeti “KONECT”

Picture6

Organizatat partnere të projektit EU-SIMRAES 2, kanë themeluar rrjetin joformal “KONECT”, i cili është koalicion strategjik i organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Qëllim i rrjetit është përmirësimi i mundësive të arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke mobilizuar OShC-të në nivel të komunave dhe në nivel qendror për të mirëmbajtur një dialog domethënës me autoritetet lokale dhe Qeverinë për çështje të arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe krijim të politikave në lidhje me këtë temë.

Rrjeti është i hapur për bashkëpunim me organizata e rrjete tjera.

Rrjeti ka hartuar planin e punës që fokusohet në dy drejtime kryesore:

  • Zhvillimin e kapaciteteve të brendshme të anëtarëve të rrjetit për të ofruar shërbime cilësore dhe për të përmirësuar shkathtësitë e avokimit për çështje që lidhen me edukimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian; dhe
  • Komunikimin dhe informimin me institucionet, organizatat e komunitetin për të kontribuuar bashkarisht në integrimin më të mirë të këtyre komuniteteve në shoqëri përmes edukimit

Në kuadër të rjetit “KONECT” mbahen takime periodike, të cilat përgatiten dhe organizohen nw rotacion nga ndonjëra nga organizatat partnere, dhe ku shkëmbehen përvojat dhe diskutohen çështjet me rëndësi në fushën e edukimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Picture5

Implementues: