Ceremonia e dhënies së bursave

January 17, 2017

Sot, në praninë e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) z. Arsim Bajrami, përfaqësuesit nga zyra e BE-së në Kosovë, Libor Chlad dhe partnerëve tjerë, u mbajt ceremonia e dhënies së bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Programi i bursave koordinohet nga MAShT, ndërsa financimi ofrohet nga donatorë të ndryshëm. Gjithsej janë 500 bursa që jepen për këtë vit shkollor, prej të cilave 200 janë në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2”. Programi i bursave, i mbështetur edhe nga programi i mentorimit, ka për qëllim përmirësimin e qasjes së këtyre nxënësve në shkollimin e mesëm të lartë dhe rritjen e rezultateve të të nxënit.

Implementues: